Pershkrimi i Prones

GJIRI I LALZIT

Apartament 2+1 në shitje në një nga destinacionet më të reja turistike dhe rezidenciale në një zonë unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik. Ndodhet në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë qe ofron 300 dite me diell.

Vendodhja e kompleksit është ideale për të jetuar shendetshem, në privatesi, ne gjelberimin mes pishinave, në ajer të paster, prane freskise se detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.

Residenca turistike ofron shërbime, ambiente rekrekative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standarteve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, me sistem interkarpet, për izolim dhe hidroizolim, për vetë ajrosjen e godinës, me fasadë të ventiluar e veshur me pllake guri, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesës në komunitet.

Apartamenti ka privatësi dhe është i investuar shumë mirë me punime cilesore. Ofron rifinitura shumë të mira, mobilim tërësisht të personalizuar, materiale italiane të përzgjedhura, sisteme të avancuara ndriçimi, ngrohje-ftohje Multi-Split, vetrata ALUMIL me performancë termike, sisteme Knauf me dopio pllakë dhe izolim me lesh guri, hidrosanitare italiane, sistem sigurie DAHUA IP, përmirësime të ambienteve të jashtme.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 82.8 m2 (bruto 88.8 m2) + 100 m2 oborr, kati përdhe. Organizohet nga ambienti i ndenjes + ngrënie, kuzhinë pak e vecuar, 2 dhoma gjumi, depo+lavanderi dhe tualet. Ka dy aksese per ne bacet nga te dyja krahet e apartamentit dhe ambient me oxhak per BBQ.

Ka nje parkim ne perdorim.

Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet cilesore.

Me certifikate pronesie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 339,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 3
Ashensor: Jo
Sip. e brendshme: 83 m2
Sip. Totale: 89 m2
Sip. Toke: 100 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Viti i ndertimit: 2025
Referenca: INF1925

Karakteristikat

Kopsht
Vendndodhje
Whatsapp