Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike në zemër të ish-Bllokut, pranë Librit Universitar, sheshit “Willson”, Parkut Kombëtar të Liqenit, Universitetit të Tiranës etj. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, ku baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë, me sistemet më inovative të ndertimit dhe teknologjitë më të reja inxhinierike, të një kombinimi elegant të materialeve italiane dhe gjermane. Ofron teknologjinë Smart Home, izolim akustik, fasadë të ventiluar, dritë natyrale falë orientimit shumë të mirë dhe vetratave e materiale biologjike, etj. Projekti ka stil elegant, arkitekturë moderne dhe cilësi superiore në zemër të kryeqytetit, duke ofruar vendodhje eksluzive, komoditet e privatësi si dhe të gjitha facilitetet rezidenciale si dhe të zonës.
Godina është e projektuar me 11 kate dhe 4 kate nëntokë hapesira parkimi. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, 3 ashensorë, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.
Apartament 3+1 në shitje, me sipërfaqe neto 118.6 m2 (bruto 134.3 m2), kati i 4-të, me orientim jug - lindje. Organizohet nga ambient ndenje, gatim + ngrënie pak i vecante, dhomë matrimoniale me tualet, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite.
Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.
Blerje parkimi ne katin -3 me cmimin 75,000 Euro
Përfundon brenda vitit 2027.