Apartament 3+1 në shitje, në zonën e “Komunes e Parisit”, pranë shkollës Jo-Publike “Kristaq Rama”, një zonë shumë e mirë dhe e qetë, me pamje nga Mali i Dajtit dhe Liqenit Artificial të Tiranës, pranë disa institucioneve shtetërore, shkollore, arsimore e shoqërore. Ne një nga zonat kryesore të kryeqytetit, fare pranë ish-Bllokut dhe zonës së “Vasil Shanto”.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një pallat të vitit 2004 dhe ka 2 ashensorë. Ka sistem kapot termoizolimi, monosplit me kondicioner, filter uji, panel diellor. Tenda është e lëvizshme me pult dhe tarraca me akses të dedikuar e investuar me dopio termo dhe hidroizolim. Dhoma e ndenjes është e shtruar me pllakë, 2 nga dhomat e gjumit me parket druri dhe 1 tjetër me parket laminat. Lartësia 2.75 M.
Apartament 3+1 në shitje me sipërfaqe neto 120 m2 + 41 m2 sipërfaqe ballkoni/veranda e legalizuar si sipërfaqe ndërtimi + 9 m2 sipërfaqe e përbashkët (bruto 170 m2), kati i 8-të i fundit me orientim jug-lindje. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe verandë e madhe. Të gjitha dhomat kanë dalje në verandë/ballkon e cila disponon certifikatë pronësie dhe mund të mbyllet e të përdoret për banim.
Sipërfaqa e madhe jep mundësinë që të ndahet dhe në 2 apartamente 1+1.
Shitet e mobiluar.
Mundësi parkimi me qira poshtë pallatit.
Me çertifikatë pronësie.