Apartament 3+1 me pamje shumë të bukur nga deti në shitje, te rezidenca turistike e cila ndodhet në një zonë unike vetem 150 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatesi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit. Ndodhet vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca perbehet nga vila dhe apartamente buze detit. Ofron 3 bar/kafe, 3 restorante te cilat jane funksionale gjate gjithe vitit, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, akses ne rezidence me karte rezidenti, privatësi, gjelberim, mirembajtje elitare te ambienteve te perbashketa, jetesë në komunitet dhe vije bregdetare e sistemuar me cadra dhe shezlone, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është cilësore 3-katshe dhe shkallet me dritë natyrale.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore, investim luksoz dhe drite natyrale per arsye te vetratave dhe orientimit nga jugu. Kuzhina dhe mobilimi janë bërë me porosi, dritaret me duralumin, parketi laminat, sistem ngrohje-ftohje Toyotomi në çdo dhomë, oxhak elektrik, dyer të larta druri, ndiçimi me spote, hidrosanitaret Delta dhe tualeti është me ngrohje nga poshtë.
Apartament luksoz 3+1 me pamje shumë të bukur nga deti në shitje, me sipërfaqe neto 120.4 m2 (bruto 133.52 m2), kati i 3-të i fundit me orientim lindje-jug-perëndim. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie + oxhak elektrik, 3 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri me dritare) dhe 2 ballkone.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet dhe ofron 4 poste parkimi të hapura.
Me kontratë sipërmarrje.
Pronë e veçantë.