Apartament 2+1 me qira te rezidenca turistike e cila ndodhet në një zonë unike vetem 150 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatesi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit. Ndodhet vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca perbehet nga vila dhe apartamente buze detit. Ofron 3 bar/kafe, 3 restorante te cilat jane funksionale gjate gjithe vitit, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, akses ne rezidence me karte rezidenti, privatësi, gjelberim, mirembajtje elitare te ambienteve te perbashketa, jetesë në komunitet dhe vije bregdetare e sistemuar me cadra dhe shezlone, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është cilësore 3-katshe dhe shkallet me drite natyrale.
Apartament 2+1 me qira me sipërfaqe bruto 80 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Jepet e mobiluar.
Vetëm për qira afatgjatë.