Prona ne bregdet 1+1
Apartament 1+1 me qira në rezidencën turistike dhe banesore, i cili ndodhet në një zonë unike vetëm 100 m larg detit, në plazhin me rërë të detit Adriatik, dhe është ideal për një jetë të shëndetshme, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km nga Tirana, 35 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.
Rezidenca ofron infrastrukturë të standardeve evropiane, shërbim dhe cilësi të garantuar, siguri dhe administrim 24 orë, akses në rezidencë me kartë rezidenti, shteg këmbësorësh 1 km i gjatë i përshtatshëm për ecje, pushim ose çiklizëm, kënd lojërash për fëmijë me katrorë, supermarket Conad, 3 bare/restorante plazhi, 1 bar/restorant brenda rezidencës të cilët janë funksionalë gjatë gjithë vitit, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare të zonave të përbashkëta, jetë komunitare dhe vijë bregdetare të pajisur me çadra dhe shezlongje, etj.
Ndërtesa ku ndodhet apartamenti është 3-katëshe dhe me cilësi të lartë. Apartamenti ofron ajër të kondicionuar në çdo dhomë, Wi-Fi falas, dixhital, etj. Është plotësisht i mobiluar me të gjitha pajisjet, me cilësi shumë të lartë, për pushime të rehatshme dhe relaksuese.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe totale 58 m2 + 50 m2 oborr i gjelbëruar, kati përdhes. Organizohet nga sallon ndenjeje + kuzhinë + dhomë ngrënieje, dhomë gjumi, tualet dhe verandë me dalje në oborr.
Apartamenti vjen me 1 vend parkimi përpara ndërtesës, me 1 ombrellë plazhi me dy shezlongje.
Qëndrimi minimal 15 ditë nga qershori - korrik - gusht - shtator
Çmimet për periudhat:
Nga 1.06. – 30.06 = 80 euro/natë
Nga 1.07 - 31.08 = 100 euro/natë
Nga 1.09 – 30.09 = 80 euro/natë
Për periudhat para qershorit dhe pas shtatorit, qëndrimi është 60 euro/natë
Këto çmime përfshijnë Wi-Fi, dixhital, parkim, çadër plazhi + 2 shezlongje, energji elektrike + konsum uji dhe pagesën e mirëmbajtjes.