Pershkrimi i Prones

9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Vila ndodhet në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.

Long Hills Residencë ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të paster, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 9 km nga qendra e Tiranës.

Vila ofron punime shumë cilësore, ka depo uji 2000 L për vilën dhe oborrin, sistem ngrohje – ftohje chiller, e shtruar me parket inxhinierik, dyert e brendshme dhe kuzhina të gjitha dru.

Vilë individuale luksoze 2 katëshe me qira me sipërfaqe totale ndërtimi 205 m2 + sipërfaqe truall 475 m2, me orientim jug-perëndim-veri-lindje. Në katin përdhe organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare me dalje në oborr, 3 dhoma gjumi, garderobë dhe tualet dite. Në katin e parë organizohet nga ambient i madh ndenje + ngrënie me dalje në verandë, kuzhinë e veçuar me dritare dhe tualet dite me dritare.

Vila ofron 2 poste parkimi.

Çmimi është 3500 euro/muaj/neto dhe përfshin koston mujore të mirëmbajtjes së gjelbërimit.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. Totale: 205 m2
Sip. Toke: 475 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF1982
Vendndodhje
Whatsapp