Pershkrimi i Prones

Vilë luksoze 2 katëshe + bodrum me qira, e cila ndodhet në “Tuscany Villas 2” residence, e cila ofron 24 orë siguri, shërbime, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet etj.

Rezidenca ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe më elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së zonës, e cila ofron privatësi, pishinë të jashtme dhe të brendshme, si dhe ambient fitnessi. Zona është zhvilluar me komplekse banimi, shumë pranë Tirana East Gate, Tirana International School dhe Akademia Botërore e Tiranës.

Vila është ndërtuar dhe arreduar me shumë kujdes dhe ofron cilësi dhe komoditet në çdo detaj. Ka kuzhinë italiane, ngrohje nën dysheme, sistem qëndror kondicionimi, sauna private dhe grila/perde të jashtme elektrike për dritaret të cilat kontrollohen elektronikisht. Ka gjithashtu kopësht privat prej rreth 500 m2 ku ndodhet një ambient I mbyllur me xhama, i cili mund të përdoret gjatë gjithë vitit dhe ka sistem kondicionimi/ngrohje për verë dhe dimër. Për mirëmbajtjen e vilës është i disponueshëm kopshtari, i cili përfshihet në çmimin e qirasë.

Vilë luksoze 2 katëshe + bodrum me qira me sipërfaqe të brendshme 330 m2 + sipërfaqe baçe 500 m2. Kati përdhe organizohet nga hyrja, ambient i madh ndenje, kuzhinë + ngrënie e veçuar dhe tualeti. Ambienti i ndenjes ka dalje në oborr. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet + ballkon, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite. Kati -1 organizohet nga ambient i madh ndenje + ngrënie, 2 dhoma gjumi, lavanderi dhe tualet.

Jepet e mobiluar.

Çmimi 3300 euro/muaj/neto + tatimi i qirasë + kostoja mujore e mirëmbajtjes + baçevani = 5000 euro/muaj/bruto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 3,300 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 330 m2
Sip. Toke: 500 m2
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 4
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1986
Vendndodhje
Whatsapp