Apartament 1+1 per qira ne një rezidencë luksoze që ndërthur vendndodhjen perfekte, cilësinë superiore dhe arkitekturën moderne për të ofruar përvoja unike të të jetuarit dhe të bërit biznes. Teknologjitë e fundit dhe materialet premium nga markat më prestigjioze në tregun e ndërtimit janë implementuar për ta bërë një ndërtesë të klasit të parë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, me vizibilitet të lartë pasi ka shumë lëvizje dhe biznese.
Me një pozicion strategjik, në rrugën e Kavajës, prane institucioneve të rëndësishme, fare pranë qendres, Sheshit “Skenderbej”, ish bllokut, rr. Durresit e shumë rrugeve të tjera kryesore.
Rezidenca luksoze multifuksionale eshte me 9 kate mbitoke dhe 4 kate nentoke, me 2 shkalle, secila nga 2 ashensore. Pjesa jugore e rezidences buze rr. Kavajes eshte projektuar per zyra, ndersa pjesa veriore per apartamente. Dyqanet zene katin 0, ndersa zyrat ndodhen ne pjesen jugore te rezidences nga kati 1 - 7. Rifinitura jane premium me fasade te ventiluar, ashensore te markave me te mira gjermane e italiane, sistem qendror ngrohje-ftohje, siguri dhe mirëmbajtje 24/7, akses i lehtë në transportin publik dhe sherbime të tjera.
Apartamenti ofron rifinitura shumë cilësore, sistem kondicionimi ngrohje-ftohje nga toka, mobilim shumë cilësor dhe është i shtruar me parket.
Apartament 1+1 për qira me sipërfaqe 70 m2, kati i 3-të me orientim veri-lindje. Organizohet nga ambient ndenje+gatim+ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Jepet i mobiluar.
Mundësi post parkimi me çmim 100 Euro.