Apartament 3+1 me qira, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, në Rrugën e Bogdanëve, vetëm 50 metra nga Rruga e Kavajës dhe rreth 5 minuta nga qendra e qytetit. Vendndodhja ofron akses të shpejtë drejt dy akseve kryesore, Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit.
Zona karakterizohet nga një ambient i qetë dhe familjar, me një gamë të gjerë shërbimesh dhe facilitetesh në afërsi, si institucione arsimore, kopshte, çerdhe, supermarkete, dyqane, bare, restorante dhe shërbime të ndryshme, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për një jetesë komode.
Apartamenti ndodhet në një pallat cilësor, të pajisur me ashensor dhe me administrim shumë të mirë, në një komunitet të qetë dhe familjar.
Apartamenti është plotësisht i mobiluar me arredim bashkëkohor dhe pajisje cilësore. Çdo ambient është i pajisur me kondicioner, ndërsa dyshemeja është e shtruar me parket cilësor dhe dritaret janë të pajisura me grila.
Apartament 3+1 me qira me sipërfaqe 145 m2, kati i 7-të me orientim perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + mgrënie, kuzhinë, 3 dhoma gjumi, 2 tualete me dritare dhe verandë.
Çmimi është neto.
Parkim me pagesë shtesë 100 Euro/muaj.