Rezidencë e re banimi shumë cilësore, vazhdimesi e ndertimeve Eco-Tech me nje vendodhje shumë të mirë, në një terren kodrinor mes ajrit të paster dhe gjelberimit. E rrethuar nga drita natyrale e diellit, ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial, qendren tregtare TEG, Parkun e Liqenit Artificial, kryeqytetin dhe zonat e tjera perreth. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar në privatesi.
Rezidenca “Çuçi” 3 është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave të qytetit, në mes të gjelbërimit, ajrit të paster dhe qetësisë.
Rezidenca do te ofrojë arkitekturë unike dhe bashkëkohore sipas standartit të ndërtimit “Eco-Tech” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në kete zone. Orientim shumë të mirë me dritën e diellit, fushëpamje të gjerë të zones perreth, privatesi, vilat nuk pengojne pamjen e tjetres, hapësira të mëdha parkimi te rrethuara me kopshte të gjelbëruara dhe sherbime te garantuara. Kompleksi është i aksesueshem nga disa rrugë, siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj.
Vilë duplex në shitje me sipërfaqe neto 205 m2 + sipërfaqe oborri 123 m2. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 3 tualete, depo + lavanderi dhe oborr.
Vila ofron dhe 2 poste parkimi në garazh të mbyllur.
Çmimi 37,400,000 Lek.