Përshkrim

Rezidenca me e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit mahnitës jugor në Dhermi, në një zone unike, në plazhin e mrekullueshem të Drimadhes te detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer me disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranen 2 orë e 30 minuta, Vlorë 1 orë dhe Sarandë 1 orë e 45 minuta.

Është një nga zonat me infrastrukture kyçe të transportit, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, portin e Vlorës dhe Sarandës, si dhe Aeroportin e Vlorës (i planifikuar të hapet në 2025).

“Roca Maris” pervecse rezidence banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme si Hoteleri dhe sherbime me siperfaqe te pergjithshme ndertimi prej 22,298 m2, zona rekreative, kënde lojrash për fëmijë, qender sportive, park natyror te nderthurura me lojra të ndryshme, ambiente shplodhese si Joga, etj. Godine multifunksionale ku do të ketë parkim nentokesor, SPA, Butik, bar-kafe-restorant & Tarrace, salle multifunksionale, club per te rinj, vije bregdetare private, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Avantazhet e të jetuarit në Rezidencen “Roca Maris”



“Roca Maris” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë freskise së Detit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë të Detit Jon.

Vendodhje strategjike vetëm 200 metra nga Deti

Rezidenca “Roca Maris” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku projektet e vilave dhe te apartamenteve janë te mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do te lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit. Treguesit e projektimit dhe ndertimit janë më të ulëtit në zonë me intensitet ndertimi vetem 0.25 për zonën e vilave dhe 0.36 për të gjithë projektin. Koeficenti i shfrytezimit të truallit është 24 %.

Studio arkitekturore europiane e njohur Davide Macullo Architects, me eksperiencë ndërkombëtare në projektimin e rezidencave luksoze dhe elitare.

Oborre private të mëdha për vilat dhe apartamentet.

Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.

Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi.



OFROHEN PER SHITJE:

Vilat ndahen në 4 tipologji:



Vila individuale me 1 kat me pishine, siperfaqe ndertimi 169 – 224 m² + truall rreth 600 – 1350 m² (Tipologjia A, B, D)

Townhouse te bashkengjitur me 2 kate me pishine, siperfaqe ndertimi rreth 150 m² + truall rreth 200-250 m²



Apartamente me strukture 1+1 dhe 2+1:

Godinat e apartamenteve jane shumë private. Janë vetëm 2 kate dhe brezi i fundit janë 3 katëshe. Godinat e apartamenteve janë projektuar që të jenë të gjitha me pamje nga deti. Apartamentet jane projektuar në mënyrë shumë funksionale dhe pa humbje në sipërfaqe. Sipërfaqet e përbashkëta janë shumë të vogla dhe variojnë nga 0 deri ne 10 %.

Apartamentet 1+1 variojne me sipërfaqe ndërtimi nga 71.4 – 77 m² dhe ne varësi të vendodhjes ofrojnë ballkone, veranda, oborr dhe parkim të hapur ose të mbuluar. Mundësi për të blerë dhe depo.

Apartamentet 2+1 variojne me sipërfaqe ndërtimi nga 101.3-109.4 m² dhe ne varësi të vendodhjes ofrojnë ballkone, veranda, oborr dhe parkim të hapur ose të mbuluar. Mundësi për të blerë dhe depo.

Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2030

Detajet

Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Website Views: 1
Whatsapp