RRUGA “DRITAN HOXHA”
Ambient biznesi me qira, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, pranë nje nga kryqëzimet më të njohura të Tiranës, “Zogu i zi” dhe fare pranë qendres tregtare “Ring Center”. Ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, e cila është një zonë shume e mire dhe komode për ushtrimin e biznesit. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël, unazen e madhe si dhe me Rrugen e “Durresit”, dhe ndodhet fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare.
Ambienti për qira ndodhet në një godinë shumë moderne, me administrim shumë të mirë, ku ndodhen zyrat e shumë kompanive, i cili ofron ashensore dhe mirëmbajtje shumë të mirë, sisteme sigurie me kamera, roje etj.
Ambient biznesi me qira me sipërfaqe te bollshme prej 578 m2+190 m2 verandë, në katin e 10-të. Organizohet nga një ambient i madh open space, dy tualete dhe veranda. Ka punime shume cilësore, sistem ajri te kondicionuar, termoizolim, sistem akustik dhe grila. Ofron dhe mundesi reklamimi buzë rrugës kryesore për shkak të fasadave të mëdha të xhamave.
I përshtatshëm për zyra, call center etj.
Cmimi: 15,000 Euro + 2 Euro mirembajtja.