RRUGA “DRITAN HOXHA”
Ambient biznesi me qira, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, pranë një nga kryqëzimet më të njohura të Tiranës, “Zogu i zi” dhe fare pranë qendres tregtare “Ring Center”. Ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, e cila është një zonë shume e mire dhe komode për ushtrimin e biznesit. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël, unazen e madhe si dhe me Rrugen e “Durresit”, dhe ndodhet fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare.
Ambienti për qira ndodhet në një godinë shumë moderne, me administrim shumë të mirë, ku ndodhen zyrat e shumë kompanive, i cili ofron ashensore dhe mirëmbajtje shumë të mirë, sisteme sigurie me kamera dhe roje etj.
Ambient biznesi me qira me sipërfaqe prej 770 m2, në katin e 8-të. Organizohet në 14 ambiente të ndryshme, 1 ambient me tualet brenda dhe 2 tualete të ndara për femra dhe meshkuj me nga 3 VC secili. Ka punime shumë cilësore, sistem ajri të kondicionuar, termoizolim, sistem akustik dhe grila.
I përshtatshëm për zyra, call center etj.
15,400 Euro / Muaji + 3 euro mirëmbajtja.