Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 në shitje me një vendodhje strategjike, në zonen më të preferuar të qytetit, fare pranë me qendren e Tiranes, zonen e Bllokut, bulevardin kryesor, Parkun Kombetar dhe afer institucioneve kryesore shteterore, shume institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare, disa prej ambasadave te huaja, këndeve të lojrave për fëmijë etj. 

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Godina ku ndodhet apartamenti ofron privatësi, cilësi të lartë ndertimi, termoizolim, ndricimi natyral, lartesi, jetese ne komunitet, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ashensor dhe mundesi parkimi.

Apartamenti është mjaft mirë i organizuar, ofron rifinitura shumë cilësore, guzhina e gjitha me dru dhe suprinat me quartz, parketi dru masiv, kondicionimi Daikin me Chiller me ujë, ndricim i kombinuar me spote, ambazhure prej kristali dhe shirit LED, pajisjet elektroshtëpiake të gjitha të markes Miele, sistem monitorimi me kamera në të gjitha dhomat, sistem audio në të gjitha ambientet kurse tek salloni sistem audio si në kinema, dushet me hidromasazh etj.

Apartamenti në shitje 2+1 me siperfaqe neto 118 m2 (131 m2 siperfaqe bruto), ndodhet në katin e 5-te teknik me orientimin jug-veri dhe me pamje shumë të bukur të zones. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete me dritare dhe 2 ballkone. Shitet bashkë me mobilimin cilësor.

Poshtë godines shitet dhe një garazh me vleren 60.000 Euro.

Me çertifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi: 520,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 5
Katet: 15
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 118 m2
Sip. Totale: 131 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF256
Whatsapp