Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, me një arkitekturë shumë të mirë estetikisht. Baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë. Ofron veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, një ndër të cilat është ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës. Rrjeti i aspirimit të kuzhinave është bërë me linjë të vecantë për cdo apartament dhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me sistem multijet. Apartamentet kanë akses të vecantë nga ambientet e sherbimit.

Godina është e projektuar me shkallëzime në 3, 4, 5, 6, 7, 8 the 9 kate dhe 2 kate nëntokë. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 203.94 m2 + 40.79 m2 (244.73 m2 bruto) + 176.73 m2 tarrace me dokumentacionin perkates, kati i 8-te nga toka me orientimin jug-lindje-veri-perendim dhe me pamje shumë të bukur. Është vetëm një apartament në kat, gjë e cila ju jep shume privatësi. Apartamenti ka mundësi të organizohet në strukturë 4+1 dhe me mundësi për tu bërë kuzhina e vecuar. Organizohet nga ambient ndenje + ngrenie + kuzhine e vecuar, ambient tjeter i vecuar, dhome matrimoniale + tualet me dritare, dy dhoma gjumi te tjera, 2 tualete (njeri me dritare), depo, ballkon i vogel qe lidhet me njeren nga dhomat dhe ballkon i madh i cili ka akses me te gjitha ambientet.

Ofrohet mundësia për të blerë vend parkimi në godine.

Për më shumë informacion rreth prones kontaktoni: +355 67 30 44 004

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 8
Katet: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 203 m2
Sip. Totale: 244 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF314
Whatsapp