Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike ne zemer te ish-Bllokut, prane Librit Universitar, sheshit “Willson”, Parkut Kombetar të Liqenit, Universitetit te Tiranes etj. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Investimi i pallatit bëhet nga një firmë tepër serioze, ku baza e punës së tyre është cilësia e lartë në konstruksion dhe në rifiniturë, me sistemet më inovative të ndertimit dhe teknologjitë më të reja inxhinierie, te një kombinimi elegant të materialeve italiane dhe gjermane. Ofron teknologjine Smart Home, izolim akustik, fasade te ventiluar, drite natyrale fale orientimit shume te mire dhe vetratave e materiale biologjike, etj. Projekti ka stil elegant, arkitekturë moderne dhe cilësi superiore në zemër të kryeqytetit, duke ofruar vendodhje eksluzive, komoditet e privatesi si dhe të gjitha facilitetet rezidenciale si dhe të zones.

Godina është e projektuar me 11 kate dhe 4 kate nëntokë hapesira parkimi. Do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.

Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 98.74 m2 (110.5 m2 bruto) ne katin e 5 me orientim jug dhe me pamje te bukur te zones. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobe + tualetin brenda, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkoni. 

Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2025.

Ofrohet mundësia për të blerë vende parkimi me cmimin 60.000 Euro.

Detajet e Prones

Cmimi: 442,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 5
Katet: 11
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 98 m2
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Referenca: INF829

Vendodhje

Whatsapp