Jepet zyre me qira, e cila ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të zhvilluar biznes, me një vendodhje shumë të mirë në qendër të ish-Bllokut. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Prona gjendet në një godinë e cila do të ofrojë punime shume cilesore, komoditet, siguri dhe administrim shumë të mirë. Është me 3 ashensor dhe shkalle emergjence.
Zyre me qira me siperfaqe 200 m2, kati 4. Është e ndarë në 2 ambiente open space, dhe 1 tualet femra/meshkuj.
Çmimi është neto.