Pershkrimi i Prones

Rezidenca turistike edhe rezidenciale ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zone unike dhe elitare, vetem 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Me vendodhje fantastike dhe pamjen shume te bukur, e ben nje nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.

“San Nicolas” do të ofrojë 2 plazhe te dedikuara, sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.

Vile individuale në shitje 2 katshe me sipërfaqe ndërtimi 219.4 m2 + 600 m2 toke, me orientimin jug-lindje-perëndim-veri dhe pamje të bukur nga deti Jon. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhine pak e vecuar + ngrenie, tualeti dhe veranda. Kati parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare + ballkon, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite me dritare. 

Vila ka pishine dhe 2 vende per parkim.

Ne cmim eshte perfshire dhe ndertimi i pishines karabina.

Mundesi financimi deri ne 60 % te vleres.

PARASHIKOHET TË PËRFUNDOJË NË PRILL 2026

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 1,150,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. Totale: 219 m2
Sip. Toke: 600 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Referenca: INF739

Vendodhje

Whatsapp