Ish Ekspozita BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” TE ISH EKSPOZITA
Jepet apartament dubleks me qira në një nga zonat më elitare të Tiranes, afer me institucionet kryesore shteterore, zonen e Bllokut, Gjykaten e Tiranes, Unazen e Vogel dhe me nje distance fare të shkurter me qendren.
Zona ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, etj.
Apartamenti me qira ndodhet në një pallat cilesor, me administrim shumë të mirë dhe me ashensor.
Dubleks me qira 2+1, me sipërfaqe 140 m2, ndodhet në katin 5+6 dhe me pamje shume te mire te zones. Organizohet nga ambienti i ndenjës i cili ka nje hapësire të bollshme, kuzhinë+ngrënie, 2 tualete, 2 dhoma gjumi dhe ballkoni. Apartamenti është i shtruar me parket cilësor, dritaret me grila dhe komplet i mobiluar me pajisje shumë cilësore.
Cmimi është bruto.