Ish Ekspozita BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” TE ISH EKSPOZITA
Jepet apartament 3+1 me qira në një nga zonat më elitare të Tiranes, afer me institucionet kryesore shteterore, zonen e Bllokut, Gjykaten e Tiranes, Unazen e Vogel dhe me nje distance fare të shkurter me qendren.
Zona ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, etj.
Apartamenti me qira ndodhet në një pallat cilesor, me administrim shumë të mirë dhe me ashensor.
Apartament me qira 3 +1, me sipërfaqe 146 m2, ndodhet në katin e 3-te, me orientimin nga jugu dhe pamje nga lumi Lanes. Organizohet nga ambienti i ndenjës, kuzhinë+ngrënie, 2 tualete, 3 dhoma gjumi dhe ballkoni. Apartamenti është i shtruar me parket, sistem kondicionimi në gjitha dhomat dhe i mobiluar shumë mirë me stil bashkëkohor dhe cilësor.
Cmimi përfshin dhe 1 parking.