Pershkrimi i Prones

9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Vila ndodhet në Long Hills Residencë, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.

Long Hills Residencë ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të paster, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 9 km nga qendra e Tiranës.

Vila ofron rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje me chiller, oxhak funksional, disa prej ambienteve të shtruara me parket druri, oborr të sistemuar dhe të gjelbëruar. Ofron gjithashtu 2 vende parkimi.

Vilë me qira, 2 katshe, me siperfaqe ndertimi 280 m2 + 500 m2 oborr të gjelbëruar me orientimin jug-lindje-perendim gje te cilen e ben te ndricuar gjate gjithe kohes. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + ambient ngrenie, kuzhine e vecuar me dritare, lavanderi, dhome teknike dhe tualeti. Kati i pare organizohet nga dhomë matrimoniale + tualeti me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi, studio, garderobe + tualeti me dritare dhe veranda.

Cmimi perfshin dhe taksat.

Detajet e Prones

Cmimi: 2,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. Totale: 280 m2
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF969
Whatsapp