Vila me qira ndodhet në një rezidence vilash, e cila ofron siguri 24 orë, cilësi ndertimi, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të paster, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet etj.
Vila ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës, e cila është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer me Tirana East Gate, Tirana International School dhe World Academy of Tirana.
Vila ofron rifinitura cilësore, lartësi kati, oxhak në përdorim, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje me chiller, i shtruar me parket cilësor etj.
Vilë me qira 3 katëshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 425 m2 + 520 m2 oborr të gjelbëruar dhe të sistemuar, me orientimin veri-lindje-jug-perendim. Ofron ambient ndenje, ambient gatimi + ngrënie vec, 5 dhoma gjumi, 5 tualete, ambient fitnesi, depo, lavanderi, verandë + ballkone.
Vila ofron parkim për 4 makina.