Shitet vile luksoze, pjese e nje rezidence te re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet ne një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuar të periferise se Tiranës. Rezidenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Rezidenca është një projekt i ri rezidencial me 13 vila individuate dhe 4 te bashkagjitura, i projektuar ne 6100 m2 truall.
Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7.5 km nga qendra e Tiranës.
Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit perreth dhe oborrit qe e rrethon. Ofron punime shumë cilesore, lartësi të kateve 3.2 M, oxhak funksional, oborr të sistemuar shumë bukur me hapësirë për të bërë dhe pishinë. Te gjitha punimet e rifinitures, si hidroizolimi, termoizolimi, fasadat, sistemi elektrik, hidraulik do te kryhet me materiale te certifikuara nga me te mirat ne treg. Konstrusioni ka parametrat e Eurokodit me beton te markave shume te larta.
Vile e individuale 2 kateshe + nje kat bodrum ne shitje me siperfaqe totale ndertimi me siperfaqe 323.90 m2+siperfaqe parcele 342.9 m2. Kati nentoke ka drite dhe ajrosje natyrale dhe eshte i banushem. Perbehet nga ambient teknik, depo, banjo, lavanteri, ambient ndenje/palestre. Kati perdhe perbehet nga korridori, nje banjo, studio, ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrenie. Kati i pare perbehet nga 2 dhoma gjumi, ballkon, banjo ne korridor, dhome matrimoniale + garderobe + banjo brenda ne dhome.
Mundesi parkimi te jashtem per 2 makina.
Parashikohet te mbaroje ne Qershor 2025