Pershkrimi i Prones

RRUGA E “KAVAJES”

Apartament 2+1 per qira te kompleksi “Tirana Garden Building”, e cila ka një vendodhje unike, vetëm 800 metra nga qendra e Tiranës, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj. Eshte nje ndër projektët më të vecanta të Tiranës dhe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe të kerkuara të kryeqytetit.

Zona ofron sherbime të ndryshme, si qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, hoteleri, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta etj.

Godina ku ndodhet apartamenti është 24 kate mbi tokë + 4 kate nëntokë (nga këto 3 kate janë parkim dhe 1 kat qender tregtare). Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasade interkapet, ballkonet e gjelbëruara, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, qendër tregtare, parkime, sherbime të ndryshme, etj.

Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe 110.5 m2, kati 20 dhe me pamje shume te mire te zones. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhine, dhome matrimoniale + tualetin brenda, dhome gjumi tjeter, tualet me dritare dhe ballkoni.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,100 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 20
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Referenca: INF1014
Whatsapp