Pershkrimi i Prones

Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 13 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor. 

Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 164.99 m2 (186.05 bruto) kati 12, me orientimin lindje-jug dhe pamje nga deti. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, 2 depo magazinimi, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni.

Apartamenti eshte elitar premium me pamje ballore nga Deti dhe Marina. Ofertë shumë e limituar.

Për me shume rreth cmimit kontaktoni +355 69 605 4036.

Mundesi financimi deri ne 80 % të vlerës pa kolateral.

Parashikuar te mbaroje brenda Dhjetor 2026

Detajet e Prones

Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 12
Katet: 13
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 164 m2
Sip. Totale: 186 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF1072
Whatsapp