Pershkrimi i Prones

PRANE SHKOLLES “PETRO NINI LUARASI”
Jepet ambient biznesi me qira e pershtatshme per zyra, e cila ka një vendodhje shumë të mire, pranë zones se Bllokut dhe Parkut te Liqenit, në një nga zonat më strategjike dhe më të preferuara të Tiranës, e cila është një zonë e qetë dhe komode për ushtrimin e biznesit me akses në të gjitha drejtimet. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël dhe me unazen e madhe, dhe ndodhet fare pranë institucioneve kryesore arsimore, shoqërore e tregtare.
Ambienti i biznesit gjendet në një kat të dedikuar, pa ndarje me banorët, në një pallat 11 katesh duke ofruar kështu një gradë të lartë privatësie për klientin. Hyrja kryesore mundeson akses të drejtëperdrejtë dhe ndertesa është e pajisur me ashensor. Sistemi i ngrohjes është i centralizuar tavanor duke përfshre ngrohje/ftohje lateral, periferike dhe qendrore në tavan, i cili është investuar me vleren prej 18,000 Euro. Ndarjet janë të bëra me mur gipsi të cilët janë të rimodelueshme.
Ambient biznesi me qira me siperfaqe neto 173.8 m2 (194 m2 bruto), kati i 1 teknik. Në të majtë të hyrjes së korridorit gjendet një hapësire e gjerë prej 120 m2 në formë open space e cila gezon drite natyrale nga fasada e xhamit duke e bërë këtë një hapësirë të vecantë. Gjithashtu ka dhe 3 ndarje të tjera të përshtathme për zyre dhe 2 tualete dhe nje hapësirë korridori në hyrje e cila mund të organizohet si recepsion.
Është ideale për klinikë dentare, call center, qender estetike, zyra inxhinierike, arkitekte dhe shumë lloje të tjera të ngashme biznesi.
Cmimi është bruto.

Detajet e Prones

Cmimi: 3,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 1
Sip. Totale: 194 m2
Tualetet: 1
Referenca: INF1086
Whatsapp