Apartament 2+1 me qira, ka një vendodhje shumë të mirë, vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës dhe midis dy akseve kryesore rruges së “Kavajes” dhe rruges “Myslym Shyri”. Zona është mjaft e preferuar e qetë dhe ka shumë institucione shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare. Ajo njihet për një gamë të gjërë dyqanesh, supermarketesh, bare, restorante, kopshte, cerdhe, sherbime të ndryshme etj.
Pallati ku ndodhet apartamenti me cilësi të lartë, me dy ashensor, shkalle te bollshme dhe administrim shumë të mirë.
Apartamenti me qira 2+1 me sipërfaqe neto 95 m2, gjendet në katin e 5-të, me orientim lindje dhe me pamje shumë të mirë. Apartamenti eshte i mirë organizuar dhe ofron punime cilësore. Organizohet nga dhoma e ndenjes + kuzhine + me ambjent ngrenie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete nga te cilat njera me dritare, korridor dhe ballkon I bollshem. Mobilimi është cilesor dhe me ajer te kondicionuar per ftohje dhe ngrohje.
Cmimi eshte bruto.