Pershkrimi i Prones

RRUGA E “KAVAJES”

Apartament i ri 2+1 per qira ne projektin më te ri elitar “Tirana Garden Building”, i cili ka një vendodhje unike, vetëm 800 metra nga qendra e Tiranës, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj. Eshte nje ndër projektët më të vecanta të Tiranës dhe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe të kerkuara të kryeqytetit.

Zona ofron sherbime të ndryshme, si qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, hoteleri, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta etj.

Godina ku ndodhet apartamenti është 24 kate mbi tokë + 4 kate nëntokë (nga këto 3 kate janë parkim dhe 1 kat qender tregtare). Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasade interkapet, ballkonet e gjelbëruara, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, qendër tregtare, parkime, sherbime të ndryshme, etj.

Apartament i ri 2+1 per qira me sipërfaqe 110 m2 pozicionohet në katin e 17-te me orientimin lindje dhe me pamje te bukur. Apartamenti përbëhet nga salloni, kuzhinë + ngrënie, dhome gjumi matrimoniale me banjo dhe garderobe brenda, dhome gjumi me dy krevate, tualet dite, garderobe dhe ballkoni i gjelberuar. Apartamenti eshte i sapo mobiluar me mobilje shume cilesore, dizajn modern, eshte i pabanuar me pare, sistem qendror per ngrohje dhe ftohje, ndricim led etj. Mundesi parkimi ne kate nentoke me pagese shtese.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 17
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1144
Whatsapp