Pershkrimi i Prones

Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, unazes se vogel, afer Gjimnazit “Sami Frasheri”, në një zone mjaft të qetë dhe me trafik jo të rënduar. Me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, në rrugen e “Dibres”, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Godina ku ndodhet apartamenti eshte me 9 dhe 11 kate mbi tokë dhe me 3 kate parkimi nentoke dhe godine Sherbimesh-Hotel 4,5, 6 kate dhe me 3 kate parkimi nentoke. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, fasadë të ventiluar, shkallet me dritë, ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 85.9 m2 (97.6 m2 bruto) pozicionohet në katin e 11-të me orientimin veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhine e vecuar + ngrenie me dalje ne ballkon, dhome matrimoniale + tualetin brenda + garderobe, dhome gjumi tjeter, tualet dite. Apartamenti ka dalje ne tarrace e cila eshte e shfrytezueshme dhe eshte brenda cmimit.

Shitet dhe nje parking ne katin -1 me cmimin 25,000 Euro.

Certifikata e pronesise eshte ne proces.

Detajet e Prones

Cmimi: 244,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 11
Katet: 11
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 85 m2
Sip. Totale: 97 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Referenca: INF1224
Whatsapp