Apartament 1+1 ne shitje në një nga zonat më të preferuara dhe me pamje shumë të mirë të zones, vetëm 70 m nga deti, ne zonen e Lungomares, afer qendres se qytetit, portit te Vlores, 15 minuta nga Radhima dhe vetem 20 minuta nga aeroporti i qytetit i cili pritet te perfundoje se shpejti.
Vendodhja është një zone turistike e cila ka marre shume zhvillim vitet e fundit. Ofron sherbime të ndryshme, ka infrastrukturë shumë të rregullt, lulishte e sheshe pushimi afer, bare/restorante, markete, sherbime të ndryshme tregtare dhe zona të dedikuara për këmbësorë dhe bicikletat si dhe kënde lojrash për fëmijë etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është me 8 kate me 1 kat nëntoke parkim. Ofron punime cilësore, me ashensor dhe shkallet janë me dritë natyrale. Planimetritë e apartamenteve janë shumë funksionale dhe pa humbje në siperfaqen e tyre.
Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 62.8 m2 (70.8 m2 bruto), kati 4 teknik, me orientimin veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni qe lidhet me sallonin dhe dhomen e gjumit me pamje shume te mire. Shitet me gjithe mobilimin.
Me çertificate pronesie.