Pershkrimi i Prones

Shitet vile e bashkangjitur në një rezidence të re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet në një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuara të periferise se Tiranës. Rezidenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe ndodhet vetem 1 minut nga TEG-u dhe fare afer  Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7.5 km nga qendra e Tiranës.

Rezidenca ofron arkitekturë moderne dhe komoditet, hapësira të gjelbërta, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, hapësira rekreative, parkim të dedikuar për cdo banor rezidencial dhe gjitha facilitetet e nevojshme për një stil jetese sa më komod etj. Orientimi i rezidences drejt gjelberimit perpos pamjeve panoramike ofron dhe privatesine e cdo njesie, siguri maksimale dhe asistence recepsioni 24 ore.

Kompleksi vjen me 75 njesi banimi me tipologji të ndryshme arkitektonike si apartamente moderne, vileta dhe dublekse, për ti mundësuar çdo familje të gjejë shtëpinë e ëndrave larg zhurmes së qytetit duke përmirësuar kështu standartin e jeteses për rezidentet.

Vile e bashkangjitur 3 katshe + bodrum në shitje me siperfaqe ndertimi 268 m2 + 22.9 m2 verande + 76.6 m2 oborr, me orientimin shumë të mirë jug-perendim. Bodrumi është i organizuar nga tualeti, dhomë teknike dhe hapësira open space e cila mund të perdoret per lavanderi, depo etj. Kati përdhe përbëhet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, tualeti me dritare dhe veranda. Kati i parë përbëhet nga dhomë gjumi + garderobe + studio, dhomë gjumi tjeter dhe tualet dite. Kati i dytë përbëhet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualet dhe ballkoni.

Cmimi përfshin dhe një post parkimi.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 690,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. e brendshme: 268 m2
Sip. Totale: 290 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Referenca: INF1346
Whatsapp