Jepet apartament 3+1 me qira, i pershtatshem per zyre. Ndodhet në qender te bllokut, një nga zonat më të preferuara për të zhvilluar biznes. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona gjendet në një godine shumë të mirë me ashensor, me administrim shumë të mirë dhe me pamje të bukur të zonës.
Zyre me qira me siperfaqe te bollshme 135 m2, kati i 5-të, me orientimin perendim. Është e organizuar në 4 ambiente pune, 2 tualete dhe ballkoni. Është e shtruar me parket, ngrohje me kaldaje dhe sistem kondicionimi për ngrohje-ftohje.