“Touch of Sun”, kompleks modern banimi i ndërtuar nga investitorë austriakë me standartet më të larta evropiane. Gjendet në pjesën Jug-Lindore të Tiranës, në Bashkinë e Farkës, zonë kjo e cila po zhvillohet cdo ditë e më shumë. Kompleksi është vetëm 1.5 km larg qendrës tregtare TEG dhe vetëm 3.6 km nga qendra e Tiranës.
Kompleksi rezidencial ofron tetë ndërtesa 4-katëshe, Penthouse, garazhe nëntokësore, zona rekreacioni të cilat përfshijnë: ambient për fëmijët në natyrë, pishinë të madhe, palester, salle lojrash, kinema, salle eventesh, ambiente të gjelbëruara, 24 ore energji elektrike me 2 gjeneratore te medhenj, ujë të paster nga burimi malor Dajti me stacionin e depozitimit të ujit dhe pompave, izolim dhe ndertim me cilesi te larte, mirëmbajtje dhe siguri 24 orë.
Apartament me qira 3+1, me siperfaqe 164 m2, kati 3-te, me hapesire të madhe të brendshme dhe me dritë natyrale gjatë gjithë kohes. Përbëhet nga ambient ndenjie dhe ngrenie i madh, kuzhine e vecante, 3 dhoma gjumi me ajer te kondicionuar per ngrohje dhe ftohje, 3 ballkone, korridor dhe 2 banjo me ngrohje nga dyshemeja. Është i shtruar me parket, i mobiluar plotesisht me mobilje dhe pajisje me cilesi te larte. Ka parkim të madh nentokesor dhe depo. Perdorimi i faciliteteve te kompleksit te perfshira (pishine, palester, salle lojerash, dhome teatri, shesh lojerash, etj.)
Cmimi është neto.