Apartament 2+1 në katin 0 per qira me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër të Liqenit te Farkes. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, shkollat, spitalet dhe Qendren Tregtare TEG etj.
Apartamenti ofron privatësi sepse ndodhet në një godinë 3 katëshe me 1 apartament në secilin kat.Ofrohen punime dhe rifinitura shumë cilësore, infrastrukturë të sistemuar, ambiente të gjelbëruara, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar, privatësi totale etj.
Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe neto 87 m2 + 20 m2 verandë + 22 m2 sipërfaqe e përbashkët + 70 m2 bace, I ndodhur ne kati 0, me orientim jug-perëndim-veri. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë pak e vecuar me dritare + ngrënie + verande, 2 dhoma gjumi dhe tualet me dritare. Ambienti I ndenjes dhe kuzhina kanë dalje në verandë dhe dhomat e gjumit në bace. Apartamenti është i shtruar me parket laminat, ndricim me spote, sistem ngrohje-ftohje me Inverter Mistsubishi, dyer, rafte, elektroshtëpiake dhe hidrosanitare shumë cilësore.
Ofron dhe 1 post parkimi të hapur.
Cmimi 1,400 Euro/muaj/brutto.