Shitet apartament super luksoz me pamje të bukur, vetem 300 M nga Deti Adriatik dhe afer me restorant Insifa, në një residence banimi turistike ne Gjirin e Lalzit prane freskise se ajrit të pastër që ofron gjelbërimi përreth saj. Një ndër pozicionet gjeografike më të mira me një distancë vetëm 45 km larg nga Tirana, 36 km nga Durresi dhe 41 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”. Një nga zonat më të preferuara dhe elitare të kësaj zone.
Prona ndodhet në një rezidencë banimi me apartamente. Godina ku ndodhet apartamenti ofron mundësine e vendosjes së nje ashensori panoramik të dedikuar.
Apartamenti ofron punime super cilësore, termoizolim me sistem kapot, lartësi kati 3.5 metra, xhamat janë triplex, veranda ka tende te levizshme me ndricim dhe me pult që hapet dhe mbyllet. Veranda mund të kthehet edhe në dhomë gjumi. Dhoma e ndenjes eshte e shtruar me pllake dhe ofron fasade + tavan xhami (me tende te levizshme) e cila lejon ndricimin natyral gjatë gjithë ditës. Salloni ka edhe oxhak funksional druri. Prona është e projektuar me arkitekt të dedikuar dhe të gjitha instalimet hidraulike, elektrike, ngrohje - ftohje dhe hidrosanitaret jane të një cilësie shumë të lartë. Mobilimi, kuzhina, elektroshtepiaket janë të markave më cilësore. Ndricimi është me ambazhure dhe me spote shumë cilësore. Dhomat janë me parket laminat, të gjitha dyert nga më të mirat, dyert e banjove me xhama dhe grila dhe sistem me filtra uji. Ka depozitë uji dhe tre fazor në parkim për makinen elektrike.
Apartament në shitje 2+1 (mund të bëhet 3+1) me siperfaqe neto 204 m2 (220 m2 bruto), kati i 4 nga toka dhe me pamje nga deti. Organizohet nga salloni + kuzhinë + ngrënie me akses në ballkon dhe në verande, 2 dhoma gjumi secila me tualetin + ballkonin perkates (tualetet jane me dritare). Ka dhe verande të madhe në të cilin ndodhet dhe një tualet dite.
Cmimi apartamentit 500,000 Euro + 40,000 Euro (3 parkime) por mund të parkohen dhe më shumë makina.
Me çertifikatë pronësie.