RRUGA “BUDI”
Jepet apartament me qira, i cili ndodhet në një zonë rezidenciale ku kryesisht janë të ndërtuara vila dhe ndërtesa të ulta dy, tre, kater kateshe. Ndodhet pranë rruges së “Elbasanit”, Qytetit “Studenti” dhe me lehtësi lidhjeje me qendren dhe Parkun e Liqenit.
Vendodhja karakterizohet nga qetësia që të ofron jetesa komode mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit. Ka pranë nje rrjet te mirefillte të institucioneve arsimore-shoqërore, supermarkete, kopshte, cerdhe, sherbime të ndryshme etj.
Ndertesa ku ndodhet apartamenti është një vile familjare dhe e qetë. Janë 2 apartamente në kat, është i mirëorganizuar, me rifinitura shumë të mira, me sistem kondicionimi dhe i mobiluar totalisht me pajisje shumë të mira..
Apartamenti me qira 4+1 me siperfaqe totale te dyja apartamenteve 215 m2, kati i 2-të. Organizohet Organizohet nga dhoma e ndenjee, 2 kuzhina + ngrënie, 4 dhoma gjumi, ambient zyre, 2 tualete me dritare dhe ballkoni.
Cmimi eshte neto përfshin dhe parkingun.