Pershkrimi i Prones

GJIRI I LALZIT

Shitet vile me pishine e cila ka pamje shumë të bukur në mes të gjelberimit dhe fare pranë detit. Ndodhet te residenca më e re turistike, rezidenciale, zone unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klime që ofron 300 dite me diell. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim dhe ajer të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti “Nene Tereza” edhe 260 KM nga Prishtina.

Residenca turistik ofron sherbime të ndryshme, ambiente rekrekative, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatesi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore e gjitha e mobiluar me pajisje nga më të mirat, te gjitha te reja dhe e pa banuar më parë. Ka oborr të sistemuar shumë bukur, të gjelbëruar me sistem vaditje, pishina e cila është 36 m2 dhe me dush të jashtëm.

Vile e bashkangjitur në shitje 2 kateshe me siperfaqe ndertimi totale 157.95 m2 + 30.35 m2 verande (175.55 m2 totali) + 360 m2 oborr, me orientimin lindje-jug-perendim. Kati përdhe ka ambient ndenje, kuzhinen me dritare, ambient ngrënie, tualet dite, depo dhe veranda me dalje në pishinë. Kati 1 ka dhomë matrimoniale me tualet dhe dalje ne verandë, 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet të përbashkët. Shitet me gjithe mobilimin dhe investimin cilesor.

Vila ka 2 vende parkimi të dedikuar.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 839,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Sip. Totale: 176 m2
Sip. Toke: 360 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1538

Karakteristikat

Ajër i Kondicionuar
Kopsht
inf93.swimming_pool

Vendodhje

Whatsapp