Jepet apartament 1+1 me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, në qendër të ish-Bllokut. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një pallat ndodhet në një pallat ekzistues. Ka hapësira të konsiderueshme dhe me pamje shumë të bukur të zones.
Apartament me qira 1+1 me siperfaqe 82 m2, kati 5-të dhe me pamje të bukur. Është i organizuar nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni i mbyllur. Është i mobiluar totalisht dhe me kondicioner.