Jepet apartament 2+1 me qira në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit, e cila karakterizohet nga godina dhe vila dy, tre, katër dhe pesë kateshe, pranë gjelberimit, ajrit të paster edhe qetësisë të Parkut Kombetar të Tiranes. Afer rruges “Budi”, rruges se “Elbasanit”, dhe pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara të Tiranes.
Në këtë zonë do të gjeni vendodhje elitare, cilesi shumë të mirë ndertimi, komunitet të zgjedhur, sherbime të ndryshme si supermarket, bar/kafe, restorante, kopshte, çerdhe etj.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore, ndodhet në një godine vile, karakteristike e zones. Është totalisht e mobiluar me pajisje shumë cilësore, sistem kondicionimi, dritaret me grila etj.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe totale 110 m2, kati 2-te dhe me pamje shume te bukur. Është e organizuar nga ambient ndenje, kuzhine pak e vecuar + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni. Ka dhe oborr perpara per relaks bashke me nje kënd ku ndodhet një oxhak druri funksional për barbeque etj.
Ka dhe parking.