Apartament 1+1 në shitje, i cili ndodhet vetem 10 minuta ecje larg nga qendra e Tiranës dhe afer disa akseve kryesore rrugore si rr. e “Durresit”, Unaza e vogel, me akses direkt me të gjitha akset kryesore dalese dhe hyrese ne qytet, ne nje zone ku ndodhen shume institucione shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat të preferuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godine 14 katshe, ndertuar para 15 viteve, me dy ashensore, shkalle te gjera, i mirembajtur dhe me hapesira brenda kompleksit. Hyrja ne pallat është direkt nga Unaza e Vogel. Ka dhe mundesi parkimi ne zone.
Apartament në shitje 1+1, me siperfaqe neto 64.5 m2 (69 m2 bruto) kati 11-te, me orientimin perendim. Organizohet nga ambient ndenje+kuzhine+ngrenie, dhome gjumi, nje tualet i madh me dritare, nje tualet i vogel qe mund të kthehet në depo, korridor dhe ballkoni me pamje te bukur. Apartamenti ka kubature të rregullt dhe hapësira të konsiderueshme.
Me çertifikatë pronësie.