Nje residence e re banimi, e pozicionuar në liqenin e Farkës, jo vetëm që ofron një mjedis larg zhurmës së qytetit, por gjithashtu siguron akses të lehtë me qendrën e Tiranës dhe shërbimet kryesore të qytetit. Ky destinacion i ri po kthehet në një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara në Tiranë, duke ofruar një kombinim unik të luksit dhe qetësisë natyrore.
Residenca shtrihet ne 21,000 m2 tokë dhe ka 18,000 m2 ndertim ne total. Ajo ofron vila dhe apartamente ekskluzive të projektuara me kujdes të veçantë për të plotësuar standartet më të larta të jetesës moderne. Arkitekturë modern, fasade e ventiluar, me hapësira të bollshme dhe dritë natyrale, ku banorët mund të shijojnë pamjen relaksuese të liqenit dhe peisazheve përreth, duke krijuar një ambient të ngrohtë familjar.
Ajo ofron gjithashtu facilitete të shumta për të plotësuar çdo nevojë, duke përfshirë hapësira të gjelbra, ambiente rekreative, pishina dhe palestra individuale, sigurie 24 ore, si dhe shërbime mirëmbajtjeje dhe pastrimi për të garantuar një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët.
Vile në shitje 2 katshe me sipërfaqe ndertimi 356.4 m2 + 422 m2 toke. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + ambient ngrënie, kuzhinë + ngrënie, tualeti, depo, lavanderi dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualetin, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe ballkon.
Vila ka pishine dhe 2 poste parkimi te hapura.
Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2027