Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës dhe buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Avantazhet e prones:
Investitori “Balfin Group” lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme
Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta, komunitet i përzgjedhur
Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7
Mundësi e mirë për banim ose investim
Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum, me sipërfaqe totale ndërtimi 274 m2 + 370 m2 oborr. Kati përdhe ka kuzhinë me dritare, ambient ngrënie, ambient ndenje me oxhak, depo/lavanderi, tualetin me dritare. Kati i parë ka dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi, njëra me verandë dhe tualet të përbashkët me dritare. Bodrumi ofron ambient open space, lavanderi, dhomë teknike dhe tualetin.
Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura.
Parashikuar të mbarojë brenda muajti Mars 2027.