Jepet apartament 2+1/zyre me qira, i cili ka një vendodhje strategjike prane Ish-Bllokut, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut te Liqenit, 5 minuta nga Kryeministria dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Vendodhja e ambientit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, supermarket, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, sherbime të ndryshme etj.
Prona ndodhet në një pallat me ashensor dhe me administrim shumë të mirë. Apartamenti/zyre është mjaft i organizuar, me punime shumë të mira, i shtruar me parket dhe me sistem kondicionimi.
Apartament me qira 2+1/zyre me siperfaqe 140 m2, kati 10, me orientimin veri - perendim. Organizohet nga ambient ndenje (ose salle mbledhje), kuzhine pak e vecuar, 2 dhoma te tjera, 2 banjo dhe ballkoni që ofron pamje shumë të bukur.
Cmimi eshte neto