Pershkrimi i Prones

Apartament në shitje 3+1, i cili ndodhet ne një nga zonat me zhvillim të madh vitet e fundit, me dalje direkt në Unazën e Madhe dhe në rrugën “Ali Demi” si dhe shumë pranë zonës së Liqenit të Farkës. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.

Kompleksi “Mangalem 21” ku ndodhet apartamenti, karakterizohet nga qetësia edhe ajri i pastër eshtë larg rrugës së makinave të cilat cënojnë cilësinë e jetesës dhe gjithashtu brenda tij gjenden parqe të gjelbëruara dhe kënde lojrash për fëmijët . Prona ndodhet në një godinë të re që ka mbaruar para 3 vjetësh, 6 katshe me dy ashensor dhe administrim shumë të mirë. Godina ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta për një jetë komunitare të rehatshme.

Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe 100 m2 neto, (115 m2 bruto) , ndodhet në katin e 6, të fundit, me orientimin veri-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor dhe ballkon. Shitet i investuar me gjithë mobilimin cilësor. Ofrohet mundësi parkimi me qira.

Detajet e Prones

Cmimi €: 190,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 6
Katet: 6
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 100 m2
Sip. Totale: 115 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1662

Vendodhje

Whatsapp