Ofrohet për shitje apartament 1+1 në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të Tiranës, në rrugën “Ali Demi”, vetem 700m nga Fusha “Ali Demi”. Prona pozicionohet në një vendndodhje strategjike, mes Unazës së Vogël dhe Unazës së Madhe, me akses të drejtpërdrejtë në Bulevardin “Bajram Curri” dhe rrugën “Ali Demi”.
Zona është e konsoliduar dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, duke përfshirë institucione arsimore, qendra shëndetësore, ambiente tregtare, shërbime sociale dhe hapësira rekreative.
Apartamenti ndodhet në një godinë moderne 10-katëshe, aktualisht në ndërtim, me 2 kate parkimi nëntokë, dy ashensorë dhe administrim profesional. Projekti është konceptuar sipas standardeve bashkëkohore, me infrastrukturë të plotë për personat me aftësi të kufizuara, ambiente të përbashkëta funksionale, ndriçim cilësor dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
Detajet e pronës:
Sipërfaqe neto: 64.2 m²
Sipërfaqe bruto: 75 m²
Verandë: 16.2 m²
Kati: 2 banim
Organizimi i brendshëm përfshin:
• Ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën dhe këndin e ngrënies
• Korridor shpërndarës
• 1 dhomë gjumi
• 1 tualet
• Verandë të bollshme me dalje si nga salloni ashtu edhe nga dhoma e gjumit
Apartamenti karakterizohet nga një planimetri e rregullt dhe funksionale, duke garantuar shfrytëzim maksimal të hapësirave dhe ndriçim natyral.
Ofrohet gjithashtu mundësia e blerjes së një posti parkimi në katin -1 me sipërfaqe 15.2 m², me çmim 20,000 Euro.
Një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim, në një zonë me potencial të lartë zhvillimi dhe rritje të vlerës së pronës.
Përfundimi i punimeve parashikohet në vitin 2027.