Apartament 1+1 me qira me një vendodhje shumë të mirë, fare pranë qendrës, afër Postës Qendrore dhe disa prej rrugëve kryesore sic është “Myslym Shyri” dhe rruga e “Kavajes”. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfillte shoqeror, shtetëror, arsimor dhe është shumë e njohur për aktivitet tregtar.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarket, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, hapësira për këmbësor dhe bicikleta, shërbime të ndryshme etj.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe 70 m2 pozicionohet në katin e dytë të një pallati ekzistues të rikonstruktuar. Organizohet nga ambienti i ndenjës+kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një tualet me dritare. Me orientimin jug dhe veri.