Pershkrimi i Prones

Një vilë individuale elegante dhe ekskluzive, e konceptuar për një standard të lartë jetese, në një nga zonat më të kërkuara të periferise se Tiranes.

Prona është krijuar për të ofruar një kombinim të hapësirës, privatësisë, komoditetit dhe jetesës në kontakt me natyrën, duke qenë një zgjedhje ideale për familje që kërkojnë një rezidencë të qetë dhe prestigjioze pranë Tiranës. Mjull-Bathorja është një nga zonat rezidenciale që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, duke tërhequr vila dhe rezidenca të standardit të lartë. Pozicioni në periferi të qytetit ofron më shumë hapësirë dhe qetësi, ndërkohë që shërbimet, qendrat tregtare, restorantet, institucionet arsimore dhe facilitetet e Tiranës janë lehtësisht të aksesueshme.

Vila eshte pjese e nje residence te vogel me 4 vila individuale, secila me hyrje te vecante, një koncept rezidencial të orientuar drejt privatësisë dhe cilësisë së jetesës. E vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar të Mjull-Bathores, rezidenca ofron një atmosferë të veçantë larg zhurmës dhe ritmit intensiv të qytetit.
Pishina dhe hapësirat e jashtme e bëjnë vilën veçanërisht të përshtatshme për jetesë familjare, pritje të miqve dhe momente relaksi gjatë muajve të verës.
Vila ka punime shume cilesore, izolim termik dhe akustik si dritaret ashtu dhe muret dhe tarraca.

Karakteristikat kryesore:
• 460 m² sipërfaqe ndërtimi
• 640 m² siperfaqe parcele.
• Pishinë private
• Parkim për 2 automjete

Kati i perdhe
• Ambient i bollshëm Living Room + Kitchen, me hapësirë të hapur dhe funksionale
• 1 dhomë gjumi me banjo brenda
• Lavanderi
• Verande me akses direkt nga ambientet e brendshme drejt oborrit dhe hapësirave të jashtme dhe lidhje e drejtpërdrejtë me zonën e pishinës

Kati i pare
• 3 dhoma gjumi
• 1 sallon te madh
• 2 tualet
• Verande, që ofrojnë dritë natyrale dhe pamje të këndshme mbi ambientet përreth

Kati -1
• Parkim i mbyllur per dy makina me akses direkt nga rruga kryesore
• 1 dhome teknike
• Depo uji per pishinen
• Depo magazinimi

Vila shitet ne gjendjen qe eshte, e mbaruar plotesisht duke i ofruar bleresit mundësinë që ambientet të pershtaten, te shtrohen, te mobilohen dhe personalizohen sipas dëshirave dhe nevojave të tij.

Detajet e Prones

Cmimi €: 780,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 460 m2
Sip. Toke: 640 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Viti i ndertimit: 2026
Referenca: INF2010
Vendndodhje
Whatsapp