Shitet apartament 2+1(përshtatet në 3+1) në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të qytetit, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pasër dhe qetësisë të Parkut kombëtar të Tiranës dhe liqenit artificial. Ndodhet shumë afër me zonën e ish Bllokut dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në të cilen ka një numër të madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.
Në këtë rezidencë do të gjeni vendodhje elitare, cilesi të lartë ndërtimi, siguri 24 orë, 2 ashensorë, mirëmbajtje shumë të mirë, larmishmëri shërbimesh, komunitet të zgjedhur, ashensor etj.
Apartamenti është i pajisur me rifinitura shumë cilësore, sistem ngrohje-ftohje me chiller Daikin, është i shtruar i gjithi me parket druri, tualetet me tranventine dhe dritaret janë dopio xham. Ka mobilim klasik shumë modern, dyert e brendshme dru, veshjet e jashtme në korridor dhe kuzhina me dru, sistem audio, oxhak funksional dhe bibliotekë.
Apartament 2+1(përshtatet në 3+1) në shitje me sipërfaqe neto 209.2 m2 ( bruto 263 m2 ) në katin e 9-të të fundit, me orientim lindje – jug - perëndim. Përbëhet nga ambient i madh ndënje me dalje në ballkon, i pajisur me tendë dhe që ofron pamje shumë të bukur të liqenit dhe gjelbërimit të parkut kombëtar, kuzhinë e veçuar + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi tjetër, tualet, lavanderi me dalje në ballkon dhe depo.
Apartamenti është i mirë-organizuar dhe mund të kthehet lehtësisht në 3+1 pasi është i pozicionuar në gjithë katin e fundit të banimit, me 2 ashensorë që lidhen me apartamentin përmes një korridori të vogël. Ka gjithashtu një ballkon në hyrje i cili mund të mbyllet dhe të përdoret sipas nevojave të klientit.
Pronë e veçantë,e cila është një mundësi shumë e mirë investimi afatgjatë për familje që duan privatësi.
Mundësi blerje 2 poste parkimi në katin -1 me vleren 90.000 euro.