Apartament 3+1 për shitje i pershtatur ne 2+1, i cili ndodhet në një nga zonat më të mira dhe më të kërkuara të kryeqytetit, në zemër të ish-Bllokut, shumë pranë si me qendrën e Tiranës ashtu edhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria dhe institucionet kryesore, kjo pronë ofron një kombinim perfekt mes komoditetit dhe aksesit të menjëhershëm në çdo shërbim.
Zona është mjaft tërheqëse dhe ndër më të preferuarat për banim, pasi ofron një gamë të gjerë shërbimesh si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, klinika, si dhe një shumëllojshmëri bar-kafesh e restorantesh. Gjithashtu, është shumë e përshtatshme për familje falë pranisë së hapësirave rekreative dhe këndeve të lojërave për fëmijë.
Prona ndodhet në një godinë 10-katëshe me 2 ashensorë, e cila ofron cilësi të lartë ndërtimi, mirëmbajtje të rregullt dhe një jetesë komode në komunitet. Apartamenti është shumë mirë i organizuar, me hapësira të bollshme dhe strukturë të rregullt, me punime cilësore dhe detaje të menduara për rehati maksimale. Është i pajisur me oxhak funksional druri, i shtruar me parket cilësor, me dritare të pajisura me grila dhe ofrohet totalisht i mobiluar.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 197.3 m² (220 m² bruto), i pozicionuar në katin e 10-të, me orientim jug, çka e bën të ndriçuar natyralisht gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm përfshin ambient ndenjeje të gjerë ku ndodhet edhe oxhaku funksional, ambient ngrënieje të veçuar, kuzhinë të veçuar me dritare, dy dhoma gjumi komode (mund te behen 3 dhoma), dy tualete (njëri me dritare) si dhe një verandë të këndshme, pjesërisht të mbuluar dhe të mobiluar, nga e cila mund të shijoni dritën natyrale dhe një pamje shumë të bukur të zonës.
Me certifikate pronesie.